Jozefina Topalli denoncon postierin shqiptar në Itali: Militant i PS, preku votën

28 May 2025, 17:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jozefina Topalli denoncon postierin shqiptar në Itali: Militant i PS, preku
Foto e marrë nga profili i Jozefina Topallit në Facebook

Jozefina Topalli ka denoncuar në rrjetet sociale një shtetas shqiptar që punon si postier në Itali, dhe njëkohësisht është simpatizant i Partisë Socialiste.

Topalli ka postuar foto dhe video të marra nga profili i shtetasit Sinan Patozi nga Divjaka, teksa paketon dhe transporton zarfat e diasporës që do të nisen drejt Shqipërisë.

Vlen të theksohet se në video ai nuk dallohet duke ndërhyrë në zarfa, ndonëse në një postim duket se bën një batutë, duke pyetur ndjekësit nëse duhet t’i nisë votat apo më parë “t’i plotësojë sipas dëshirës”.

Topalli ka postuar edhe foto të postierit shqiptar në takimet e PS-së dhe në krah të Taulant Ballës.

“Zarfat fluturojnë, Sinani po komandon!

“Në foto: Sinan Patozi, militant besnik i PS nga Divjaka, i vendosur në Itali. Për ne, një qytetar si gjithë të tjerët.

Për Partinë-Shtet? Një “heroi i kutive të votimit”, që mbart fletët sikur të ishin amaneti i Rilindjes.

Një ditë me zarfe, një tjetër në krah të Taulant Ballës në Prato, dhe më pas… drejt Tiranës me kuti të “mbushura me dashuri”, shkruan Topalli në rrjetet sociale.


Video