Interes i ulët për t'u regjistruar, Rama thirrje emigrantëve: Mos përtoni hë sot, hë nesër! Hyni te faqja e KQZ, 10 minuta punë

17 January 2025, 16:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Interes i ulët për t'u regjistruar, Rama thirrje
Kryeministri Edi Rama

Interesi i emigrantëve për t'u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të majit, duket tepër i ulët. Gati një javë nga hapja e regjistrimeve në QKZ, janë bërë vetëm 25 mijë aplikime, nga të cilat janë pranuar vetëm 12 mijë. Një numër shumë i vogël ky, krahasuar me numrin e shqiptarëve me të drejtë vote jashtë shtetit që besohet se arrin mbi 1 milionë.

Nisur nga kjo, kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një video mesazh në rrjetet sociale, ku u kërkon atyre të regjistrohen. Rama thotë se procesi merr shumë pak kohë.

Mesazhi i Ramës:


Video