Ish-kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi i ka dërguar një shkresë Sali Berishës dhe strukturave të tjera të PD-së së tij, ku kërkon përjashtimin e deputetit dhe njëherësh Sekretarit i Përgjithshëm i PD-së së Berishës, Flamur Noka.
Shkaku ka qenë firma që Flamur Noka ka dhënë për regjistrimin e komunistit Marko Dajti si kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Shkresën e ka publikuar vetë Ibsen Elezi, në një postim në rrjetet sociale, teksa krahas saj shkruan se Flamur Noka duhet të përjashtohet në mbrojtjte të statutit dhe imazhit të Partisë Demokratike.
Elezi ka publikuar dhe dokumentin që tregon se me firmë të deputetit demokrat Flamur Noka, Partia Fronti i Majtë e Marko Dajtit, është regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Një vendim i pakuptueshëm i Flamur Nokës për të mbështetur Marko Dajtin për Tiranën, në një kohë që grupimi i drejtuar nga Sali Berisha ka kandidatin e vetë, Belind Këlliçin.
Reagimi i plotë:
- Mos pranimi asnje pozicioni drejtues per te mos kompromentuar qellimin e kandidimit tim.
- Vazhdimin e perpjekejeve per vendosjen e rregullave ne PD
Ishin dy nga kerkesat e nje pjese te mire te demokrateve qe me perkrahen ne garen per kreun e PD, te cilat i premtova dhe do vazhdoj t'ju qendroj.
Ne mbrojtje te statutit dhe imazhit te PDSH, sot iu drejtova strukturave drejtuese te saj me ane te nje kerkese me shkrim per perjashtimin nga antaresia te deputetit te Partise Frontit te Majte shokut Flamur Noka.
Partia Fronti i Majte si drejtues te saj ka shokun Marko Dajti, Sekretar i Pare i Komitetit Qendror te saj dhe e quan vetem si trashegimtarja e PPSH.

