Gazetari Mero Baze sfidon ish-kryeministrin Sali Berisha të tregojë faturën e kurimit në një spial në Vjenë, për të cilën më herët e akuzoi se ia ka paguar biznesmeni Agim Zeqo.
Zeqo përflitet se është pas kullës 65-katëshe “Mali i Tiranës” së bashku me Ilir Shtufin. Berisha tha se nuk ka asnjë lidhje me Zeqon, por gazetari ka insistuar duke e sfiduar të tregojë faturën.
Sipas Mero Bazes, pagesa në spitalin vjenez nuk është e vogël që të mund të bëhet “cash” si dhe nuk është pasqyruar në deklarimin e pasurisë së ish-kryeministrit.
“Sali trego faturën e klinikës jo përralla. Po qe se e ke paguar vet ishte mirë ta deklaroje si shpenzim tek deklarimi pasurisë. Se nuk është shifër e vogël që mund ta fusësh cash në bankë. Boll u fshehe pas fustanit të zonjës Karo meqë ke qejf të flasësh me emra të deformuar”, shprehet gazetari Baze.