Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur sërish akuza për projektin e ndërtimit të portit të Durrësit, Berisha këmbëngul që kjo është një aferë korruptive, duke i kërkuar Bashkimit Europian që të nisë hetimet.
“Pas tij qëndron atje Vuçic, ndërsa këtu vasali i tij, Edi Rama. Por dëmi i është i pallogaritshëm, pasi me këtë lëvizje taksapaguesi shqiptar gjobitet me 1 mld euro. Sipas Edi Ramës, do të përdoren për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.
Po të kemi parasysh se ky ndërtim kërkon 1 dekadë për t’u kompeltuar, po të kemi parasysh spostimin e portit të Vlorës, kostoja e transportit të mallrave nga Tivari i Malit të Zi, rritet në mënyrë të ndjeshme. Gjobë e re për taksapaguesit shqiptarë.
Denoncoj këtë aferë korruptive të përmasave të parapara. I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri.
I kërkoj BE të nisë një hetim rreth aferës korruptive të portit të Durrësit dhe të bëjë gjithçka që ky port të mbetet port strategjik i rajonit dhe BE-së”, tha Berisha.