Hetimi i Veliajt, SPAK pranon zyrtarisht se shtetasi denoncues Nesti Angoni nuk ekziston

27 December 2024, 13:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hetimi i Veliajt, SPAK pranon zyrtarisht se shtetasi denoncues Nesti Angoni nuk
Erion Veliaj

Në një reagim të sotëm, SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se shtetasi që ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nuk ekziston.

Ky fakt u bë i ditur dje nga vetë Veliaj, i cili tha se shtetasi në fjalë nuk ekziston, çka tashmë është konfirmuar edhe nga vetë SPAK.

“Informacioni për referimin e veprës penale mori shkas nga një kallëzim i bërë nga shtetasi i vetëidentifikuar si N.A.”, shkruan SPAK në deklaratën e sotme për median, duke pranuar se ky shtetas është vetëdeklaruar me emrin N.A (Nesti Angoni).


Video