"Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi", Berisha: Akuzuan Belind Ballukun (Këlliçin)... plas e qeshura në parlament (VIDEO)

12 Shkurt 2026, 12:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

"Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi", thotë populli dhe në këtë rast gjuha e Berishës shkoi fiks aty ku atij po i "dhemb" këto kohë, te Belinda Balluku, e cila është edhe kryefjala e protestave të organizuara nga opozita, per shkak të akuzave për korrupsion të ngritura nga SPAK.

Kreu i PD, teksa mbante fjalën në Kuvend ngatërroi Belind Këlliçin me Belinda Ballukun. 

Akuzuan “Belind Ballukun”, u shpreh Berisha, duke iu referuar faktit që ndaj tij nisi hetim për organizimin e protestës së dhunshme.

“Akuzuan Belind Ballukun, akuzuan Belind Këllëçin se organizoi kryengritjen....Atë se akuzoni dot, se ajo ju bën petë juve, kur ngrihet ajo dhe më nxjerr rregulloren për një fjalë që unë përdora....”, tha Berisha.  


Video