Fushata e PS për "14 majin", Alizoti: Rama banal, mund të na dali dhe me breçka!

15 April 2023, 12:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fushata e PS për "14 majin", Alizoti: Rama banal, mund të na

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka komentuar fushatën elektorale të Partisë Socialiste dhe këngën e zgjedhur nga kryeministri Edi Rama.

Para hapjes zyrtare të fushatës nga koalicioni "Bashkë fitojmë!", Alizoti tha se kënga ishte banale.

"Rama dikur ishte pak rebel bënte gjëra interesante, tani është bërë shumë banal. Ka përfunduar në tallava siç ka përfunduar kultura shqiptare dhe muzikave e viteve '90, ashtu ka degraduar dhe Rama.

Si këngëtarët që dalin me breçka, edhe Rama ashtu mund të dalë shumë shpejt edhe ai. Rama është bërë banal. Unë e shikoj se demokratat do shpërthejnë, shoh një energji shumë të mirë,"-tha demokrati.


Video