Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Himarën, Fredi Bleri ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës.
E pranishme në seancë do të jetë edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.
Pak para nisjes së seancës, Fredi Beleri ka kërkuar ndihmë mjekësore. Mësohet se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar mjekim me argumentin se vuan nga diabeti.
Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës për korrupsion aktiv në zgjedhje. Arrestimi i tij erdhi 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit, ku 51-vjeçari garon përballë kryetarit aktual të bashkisë, Gjergji Goro, i cili kërkon një mandat tretë.