Sot protesta e grupimit të Berishës, “blindohet” Parlamenti! 400 policë dhe kamera HD (FOTO-VIDEO)

5 February 2024, 16:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot protesta e grupimit të Berishës, “blindohet”
Forcat e policisë pranë Parlamentit

Të paktën 400 efektivë të Policisë së Shtetit do të ruajnë sigurinë në protestën e sotme të paralajmëruar nga grupimi i Sali Berishës, përpara godinës së Parlamentit.

Mësohet se policët do të krijojnë kordonë të sigurisë përreth të gjithë godinës, ndërsa në ndihmë të tyre do të jenë edhe disa automjete autoblindë, të cilat mund të hedhin ujë me presion të lartë.

Qëllimi për këto masa ekstreme, është të mos lejohen protestuesit që të marshojnë drejt godinës së Parlamentit dhe eventualisht të hyjnë brenda.

Sot protesta e grupimit të Berishës, “blindohet”
Forcat e policisë pranë Parlamentit

Megjithatë, nuk dihet nëse opozita e ka një plan të tillë për ta përshkallëzuar situatën, apo do të jetë një protestë përgjithësisht e qetë.

E ndërkaq, përreth zonës ku pritet të mbahet protesta, janë instaluar dhjetra kamera të cilësisë së lartë.

Protesta e paralajmëruar e opozitës, përkon me seancën parlamentare që pritet të nisë sot në orën 17:00.

 

 


Video