Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama është parë në ambientet e një kafeneje në Tiranë, menjëherë pas mbledhjes me deputetët socialistë, ku foli për shkarkimin e Erion Veliajt dhe nisjen e fushatës për zgjedhjet e reja në Bashkinë e Tiranës.
Siç dallohet në foto, të pranishëm janë Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja, Andis Salla, Mirela Kumbaro, Petrit Malaj, Iris Luarasi, Pirro Vengu, Mimi Kodheli, Luljeta Bozdo, Lindita Nikolla, Besfor Lamallari, e te tjerë.
Rama paralajmëroi edhe për shkarkime në Bashkinë e Tiranës, si dhe foli për një sërë problematikash që haset kryeqyteti si transporti publik. Ai gjithashtu njoftoi për krijimin e një kompanie publike lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm.