FOTO / Për se të flasin dhe çfarë të thonë, zbardhen “direktivat” e Berishës për deputetët e opozitës

1 November 2023, 19:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO / Për se të flasin dhe çfarë të thonë,
E-mailet e publikuara nga gazeta Tema

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i udhëzon deputetët e tij se për çfarë duhet të flasin dhe çfarë duhet të thonë, kjo sipas një fotografie të publikuar në disa media.

Në foto thuhet se shfaqet tableta e deputetes Albana Vokshi, me e-mailet e Berishës, i cili u thotë se çfarë qëndrimi duhet të mbajnë për dhunën ndaj deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Në këtë rast, në e-mail lexohet “Sina provokoi”, pra deputetët e opozitës që u përfshinë në konfliktin fizik duhet të thonë se ishin ata që u provokuan nga Sinaj. Në fakt deputeti i PD, Bledion Nallbati tentoi t’i heqë mikrofonin Sinajt në seancën e dy ditëve më parë, dhe pasi e shtyu, e qëlloi edhe me grusht.

Këtë episod, socialistët nuk e kanë lënë të kaloj në heshtje, pasi kanë kallëzuar në SPAK deputetin Nallbati.

Direktiva, në e-mail ka edhe për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani dhe për deputetin socialist Vullnet Sinaj. Sa i takon çështjes për të cilën është arrestuar Jamarbër Malltezi dhe Berisha është nën hetim, në foton e publikuar shihet teksa shkruhet: “Çështja e kompleksit Partizani, dosja falsifikuar...”


Video