Një foto është publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, me mbishkrimin që të votohej Partia Socialiste.
Kjo foto nuk zgjati shumë në faqen e Kuvendit, postimi u fshi pas 5 minutash.
Nuk dihet ende nëse foto u publikua gabimisht apo Kuvendi ka nisur të bëjë fushatë për mazhorancën.
Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, si institucion shtetëror, nuk lejohet të bëjë fushatë elektorale për asnjë parti politike.
Në Kushtetutën e Shqipërisë shkruhet se institucionet publike të jenë të paanshme dhe të mos përfshihen në aktivitete politike që favorizojnë një subjekt të caktuar.
Ky postim në faqen zyrtare të Kuvendit, që më pas u fshi në pak minuta, është shkelje serioze e etikës institucionale dhe ligjeve zgjedhore./Voxnews