“Edi Rama i dha përkrahje Vjosa Osmanit për një mandat tjetër si Presidente”

17 Shkurt 2026, 23:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ndodhej një ditë më parë në Prishtinë, ku takoi homologun e tij, Albin Kurtin, si dhe Presidenten Vjosa Osmani.

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha dha pikëpamjen e saj se si u përkthye ky takim i zhvilluar midis Ramës dhe Osmanit.

Sipas gazetares, duket se Rama i dha një përkrahje të mëtejshme mundësisë që Osmani të gëzojë një mandat të dytë Presidencial, pavarësisht se deri më tani nuk ka pasur një kandidaturë.

“Duket sikur i ka dhënë një përkrahje Presidente Osmanit, e cila synon që të ketë edhe një mandati si Presidente e venditm por që ende nuk kemi ndonjë kandidaturë të përmendur zyrtarisht nga Albin Kurti si kryeministri i vendit”, tha ajo në emisionin “Opinion”.

Megjithatë, lëvizje priten deri më datë 4 mars. Në të kundërt, nëse nuk ka kandidaturë për Presidencën, Kosova shkon sërish në zgjedhje.

“Deri më 4 mars presim që të ketë diçka konkrete sa i përket çështjes së Presidentit, nëse do të rizgjidhet Vjosa Osmani Presidente e vendit, apo do të kemi një President të ri? Në të kundërt, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje”, sqaron Berisha.


Video