E quajti 'kriminel elektoral', Majko i përgjigjet Berishës: Më e keqja është vjedhja e së ardhmes

6 January 2025, 16:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E quajti 'kriminel elektoral', Majko i përgjigjet Berishës:
Sali Berisha / Pandeli Majko

Deputeti spcialist Pandeli Majko ka reaguar pas akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj tij.

Teksa Berisha e akuzoi se ka bashkëpunuar me botën e krimit për të blerë vota në Kukës, Majko thotë se reagimi i kryedemokratit tregon se ai ka punuar mirë në fushatat zgjedhore.

Majko shkruan më tej se fitorja në Kukës ka ardhur si rezultat i forcës së PS dhe dobësisë së PD dhe jo me blerje votash apo manipulim të procesit zgjedhor.

Reagimi i plotë:

Sali Berisha ka deklaruar sot në media se: “Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës…” Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerëzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e s’do te shohin çmendurinë që kane para syve! Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës!

Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur! Vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote! Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të! Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur! Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!


Video