Grupi negociator shqiptar do të zhvillojë bisedime në Bruksel me BE dy herë në muaj në kuadër të negociatave të anëtarësimit.
Kohëzgjatja e këtij procesi, sipas kryenegociatorit Zef Mazi është në dorë të Shqipërisë.
"Në fakt, se sa kohë do të duhet për Shqipërinë për t’u bërë anëtare e plotë e BE ka të bëj me ritmin që ne do të ecim. Shpejtësinë e këtij procesi do ta përcaktojë përgatitja jonë.
Ne kemi një grup negociator që janë në nivel të lartë që të kenë kujdes për dy aspekte themelore, llogaridhënia dhe marrja e përgjegjësisë. Kjo, është minimalja.
Nga Unioni, është dhënë një afat tentativ, praktikisht ne duhet të jemi 1 herë në dy javë në Bruksel. Do të kemi një lloj analize të saktë lidhur me këtë pasi do të duhet një armatë njerëzish që duhet të merren", tha Mazi në një intervistë për Report TV.