"Dum Duman, qen", Ilir Meta fyen Altin Dumanin, shtyhet seanca për masën e sigurisë

23 October 2024, 10:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Dum Duman, qen", Ilir Meta fyen Altin Dumanin, shtyhet seanca
Altin Dumani dhe Ilir Meta

Ka nisur me tensione seanca për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës.

Ish Presidenti ka ofenduar kreun e SPAK duke iu drejtuar "Dumduman, qen" pastaj ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbaje mend çfarë kam për të të punuar”.

Ndonëse Meta ka fyer gjatë seancën kryeprokurorin e SPAK, ky i fundit ka qëndruar i qetë përballë Metës, ashtu si edhe dy prokurorët e tjetë Arben Kraja dhe Sotir Kllapi

Ndërkohë seanca është shtyrë për në orën 13:30, pasi avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me aktet. 


Video