Do vendoset për fatin e saj, Belinda Balluku nuk shkon në mbledhjen e PS

26 February 2026, 12:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do vendoset për fatin e saj, Belinda Balluku nuk shkon në mbledhjen e
Belinda Balluku

Belinda Balluku nuk po merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të vendoset nëse do t’i jepet autorizim SPAK për ta arrestuar apo jo.

Mbledhja ka nisur me një fjalim të kryeministrit Edi Rama që është ankuar për arrestimet masive të prokurorëve, kontrollet për natën e vitit të ri dhe për vendimin e gjykatësve për ta pezulluar nga detyra Ballukun.

Që pas marrjes të pandehur, Belinda Balluku ka folur vetëm një herë në parlament duke mos dhënë një alibi për akuzën që SPAK ka ngritur për shkelje të barazisë në tendera. Në raportimin e fundit në Këshillin e Mandateve, prokurorët e SPAK thanë se Balluku rrezikon 35 vjet burg në total, nëse provohen të gjitha akuzat ndaj saj.


Video