Deputeti demokrat: U bë m*ti kavaletë në Vlorë, ju thoni do hyjmë në Europë. Ne jemi akoma me qenef tek fiku

3 Shkurt 2026, 17:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka ironizuar deklaratat e ministrit Toni Gogu për integrimin në BE të Shqipërisë.

Korreshi ka përdorur një komedi të viteve 2000, për të ironizuar gjendjen e vendit, teksa sipas tij, jemi 100 vite larg standardeve të Europës.

“E di si më kujtohet kjo puna që do të na fusje ti Toni në Europë? Është një komedi e Fadil Hasës në vitet 2000, kur kometa do të binte dhe Europa zbriti në Shqipëri.

Pse gëzoni tha se në këtu në Shqipëri nuk jemi aq mirë. Pikërisht prandaj kemi ardhur, i thanë, se jeni 100 vite mbrapa dhe 50 vite anash.

Ne prapë atje jemi, kemi ecur nja 10 para, po 90 jemi akoma pas, por ato 50 anash, nuk i kemi lëvizur fare. Se jemi si ajo vallja, tre hapa para dhe dy pas o Toni”, tha deputeti demokrat.

Ndërsa me tej, deputeti nuk la pa përmendur edhe mungesën e ujit, teksa tha se në jug të vendit, qytetarët përballen me mungesën e theksuar të tij.

“Ne jemi akoma me qenef tek fiku, dhe Toni na thotë se do të na fusi në Evropë. Ne se gjejmë dot se s’ka drita, të ha qeni. Do hysh ti pa ujë? U bë m*ti kavaletë në Vlorë, ku do hyni ju pa ujë?

Ku do veni pas 5 vitesh? Mirë që u kujtuan morrat që të kruajnë kokën, se s’ka ujë.

Po si do të shkoni ju në Europë, kur në Fier zjarrfikëset e Lushnjës, çonin ujë për të pirë?", deklaroi Korreshi.

“Sfidë. A ka ndonjë nga ju këtu, që atë që ne paguajmë si ujë të pijshëm, jo për të pirë se ajo nuk diskutohet, po për të ia hedhur gjellës. Se edhe në Lusnje, ata që janë më të varfërit detyrohen që ta blejnë për gjellën”, përfundoi ai.


Video