Denoncimi: Nis shpërndarja e miellit në këmbim të votës

24 Prill 2025, 20:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto të postuara nga Edmond Spaho

Deputeti demokrat Edmond Spaho, ka denoncuar përmes disa fotografive të postuara në rrjetet sociale, atë që ai pretendon se është një krim zgjedhor.

Spaho thotë se në banesat e dy personave në Maliq të Korçës është magazinuar miell, që më pas shpërndahet te banorët në këmbim të votave.

Ai thotë se ditën e nesërme do të bëjë kallëzim në SPAK lidhur me këtë çështje.

“Filloi shpërndarja e miellit në Maliq në kembim të votave. PS po shpërndan miell nga shtepite e Sonil Sulo Pine dhe Vjollca Qato.

Shihni fotot e maskarenjve që shpërndajnë miell për vota dhe që pretendojnë të na fusin në Europë. Nesër do ju bëj kallzim penal në SPAK”, shkruan Spaho.


Video