Cili skenar do ndiqet? Berisha: Protesta e 6 Dhjetorit, në dorën e qytetarëve

1 Dhjetor 2022, 14:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve, PD nuk do e ndryshojë vendin e protestës më 6 dhjetor, e cila është paralajmëruar të zhvillohet para Kryeministrisë.

Para Parlamentit, kryetari i PD, tha se nëpërmjet protestës Liderët e Be do të njihen me keqqeverisjen dhe korrupsionin e qeverisë “Rama”.

“Madhështore, madhështore! Jo, liderët evropianë nuk janë si Edi Rama. Liderët evropianë janë liderë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre dhe ata e dinë se nga vota e lirë buron shteti ligjor, burojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve”, ka thënë Berisha.

Berisha tha se protestën e 6 Dhjetorit do e kenë në dorë vet qytetarët, duke mos dhënë detaje për skenarin.

“Tani gjithçka është në dorë të protestuesve dhe të organizatorëve. Ato do të vendosen ‘insitu’, por ne bulevardin nuk e lëshojmë”, ka thënë Bersha.

PD ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore dhe nuk ka qëllim të cenojë sigurinë e samitit në Tiranë.

Video