“Bundra luan edhe me Taon”, Berisha lexon mesazhet e “SKY” në Kuvend: Nuk do t’i bëj nder Ballës…

27 February 2025, 12:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Bundra luan edhe me Taon”, Berisha lexon mesazhet e
Taulant Balla/ Sali Berisha

Sali Berisha lexoi sot në sallën e Kuvendit disa mesazhe, që sipas tij, në dosjen “Toyota Yaris” përmendet emri i Taulant Ballës.

Berisha tha se “bundra” luan me “Taon” në këto përgjime, duke akuzuar politikanët e qeverisë për korrupsion.

Berisha: Siç e shihni këta kanë marrë fund. Njeri thotë se do dalë dëshmitar për Edi Ramën, tjetri flet në emër të PS, jeni katandisur aty ku e meritoni. Meqë ky tha nuk quhen Tao, por krenar do tu lexoj disa reshtja prej tij.

Mesazhet nga Sky" që u lexua nga kreu i PD për ministrin Balla:

Daupaj: Nuk do i bëj nder Ballës unë.

Çela: Këto ditë po më pyet, do jetë prapë Balla, apo do jesh ti?

Vladi: OK, se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do ta mbyllë?

Çela: Nga Tao, Tao. Dhe thotë se i ka në rregull letrat.

Se bundra luan edhe me Taon.

E kuptoni ju sa e rëndë është kjo? Se kush është ajo, ia dredh edhe Taos.

Jo, bundra kësaj radhe do ia marrë…

Të lutem, ky është fjalor me shkrim. E ka përdorur vetë ai.

Çela: I dola borxhit Taos.

Ja pra kush u përfaqëson ju. Ja kush del krenar para jush. Po si jeni kështu mo, si ka mundësi? “Dakord, do ta pengoj unë, i dola borxhit”.


Video