Në një deklaratë të bërë gjatë një takimi me qytetarët në Mat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër zyrtarin lokal Agron Malaj, duke e cilësuar si një nga “hajdutët më të mëdhenj të qeverisjes vendore” në Shqipëri.
Berisha shtoi se edhe vëllai i Malajt, Fatosi, është i përfshirë në afera korruptive, konkretisht në abuzime me fondet e Ujësjellësit të Tiranës dhe tenderat publikë.
Kreu i PD Sali Berisha në Mat: Në Shqipëri vetëm vidhet. Janë 130 mln euro të djegësit të Tiranës, që nuk ka tullë të vendosur, të taksave tuaja, janë zhdukur. 5D është dhe në Mat. Këta marrin tenderat e vet me familjarë. Agron Malaj është ndër hajdutët më të mëdhenj të qeverisë vendore në Shqipëri. Ky ka një vëlla që quhet Fatos. Fatosi është një hajdut i pamëshirë i parave të ujësjellësit në Tiranë. Nuk i dalin Agronit ato që ju vjedh ju. Me Fatosin e Veliajn, kanë vjedhur miliona euro të qytetarëve të Tiranës. Këta ndajnë paratë me njëri-tjetrin. Këta ndjekin modelin Rama.