Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh për mediat se opozita do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët.
Berisha tha pas mbledhjes së grupit se do të bëhet gati teksti dhe do të dërgohet në gjykatë.
“Përsa i përket marrëveshjes së emigrantëve, do të përgatitet teksti dhe do të dërgohet në Kushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të kushtetutës, firma e Edi Ramës”, deklaroi kreu i PD-së, Sali Berisha.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë në drejtim të horizonteve të reja.
Pra do të përcaktohen gjithnjë.
Ju e dini që jemi në dinamizëm të vazhdueshëm dhe ju mbajmë korent çdo ditë. Përsa i përket marrëveshjes së emigrantëve, do të përgatitet teksti dhe do të dërgohet në Kushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të kushtetutës, firma e Edi Ramës.
Mendojmë se ka probleme serioze të të drejtave të njeriut, ndaj dhe duke mbajtur qëndrimin tonë negativ, opozita do ti drejtohet gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen.
Ndërsa qëndrimi i Edi Ramës dhe Linda e parlamentit, është më antidemokratik, antiligjor, antikushtues që është mbajtur ndonjëherë.