Berisha: Në SPAK pashë Arben Krajën që po merrte një strajcë me pare nga Benet Beci

3 March 2025, 10:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Në SPAK pashë Arben Krajën që po merrte një
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur para pak minutave në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të masës ‘detyrim paraqitje’ të caktuar ndaj tij.

Në dalje ai deklaroi për gazetarët se "Tani, çfarë gjeta unë aty. Aty ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja që po merrte një strajcë me pare nga Benet Beci dhe po pinin një kafe shtruar. Pra, një.

Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, kurban të marrëveshjes Rama-Dumani. Sepse Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet më Skapi pa autorizimin e plotë të Edi Ramës. Marrëveshja është kufizimi, ndalimi i hetimeve për zyrtarët e lartë. Dhe pasi dështoi në bashkimin e votave me opozitën, pasi u përpoq të tërheqë opozitën në një akt antikushtetues dhe të papërgjegjshëm, u ul nëpërmjet Ulziut dhe firmosi marrëveshjen. Etjeni kishte mbetur aty, nuk dilte më nga Skapi".

Berisha: Në SPAK pashë Arben Krajën që po merrte një
Arben Kraja dhe Benet Beci

Video