Lulzim Basha është ndër të parët politikanë shqiptarë që kanë reaguar publikisht duke uruar shërimin e shpejtë të kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë ka shprehur mbështetjen dhe lutjet e tij për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas. Në një postim në Facebook, Basha i uron shërim të shpejt dhe të plotë Kryepeshkopit.
“Në këto momente të vështira për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i bashkohem lutjeve të besimtarëve për shërimin e tij të shpejtë dhe të plotë”, shkruan Basha.
Janullatos ndodhet në gjendje kritike në kujdesin intensiv të spitalit të Athinës, ku sot iu nënshtura një ndërhyrjeje kirurgjikale për ndalimin e hemoragjisë së brendshme.
Mjekët grekë kanë deklaruar se 48 orët e ardhshme do të jenë kritike për të.