Aleati i Sali Berishës largohet nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”: Nuk na ftojnë në takime!

21 Prill 2025, 15:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zef Shtjefni

Kryetari i Partisë Ora e Shqipërisë, Zef Shtjefni, ka vendosur të largohet nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, e drejtuar nga Sali Berisha.

Me një letër dërguar kryetarit të Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirijan Celibashit, Shtjefni shpjegon se koaliconi nuk ka funksionuar që prej ditës së parë të marrëveshjes.

Gjithashtu, thekson se në çdo takim që zhvillohen nëpër qytete, Partia Ora e Shqipëirsë nuk ka qenë e ftuar dhe për këtë arsye kanë vendosur të largohen.

Dokumenti i dërguar në KQZ:

I nderuar Z.Kryekomisioner! Ju njoftoj se Partia Ora e Shqiperise ne Kualicion me Alencen per Shqiperine Madheshtore nuk ka funksionuar qe diten kur eshte firmosur marreveshja!

Aleanca per Shqiperine madheshtore nuk ka future ne listen e hapur Kryetarin e partise, nuk ka ftuar Partine Ora e Shqiperise ne hapjen e fushates elektorale, por Kryetari I partise mori pjese i pa ftuar ne takim.

Aleati i Sali Berishës largohet nga koalicioni “Aleanca për

Sot ne takim me partite e koalicionit nuk e fton Partine Ora e Shqiperise ne takimin e rradhes!

Ne keto kushte, kjo Aleance ka shkelur marreveshjen me Partine Ora e Shqiperise, prandaj kerkojme largimin nga ky Koalicion qe nuk respekton marreveshjen me aleatet e tij.

Video