Kritikat që deputeti socialist Erion Braçe bëri sot Komisionit të Ekonomisë dhe Financave janë interpretuar nga disa media si “tërbim” i Braçes që nuk do të jetë në listën e sigurt të PS-së për zgjedhjet e 11 Majit.
Por Braçe në një reagim në rrjetet sociale e mohon kategorikisht këtë pretendim.
Deputeti socialist thotë se nuk ka luftuar për karrige, por për njerëzit dhe në këtë rast, konkretisht për bujqësinë.
“UNE I TERBUAR PER LISTEN?
PER DEPUTETLLEKUN?
ZEEEEEEEEEEEROOOOOOOOOOOOOOO!
Shqetesimi im nuk ka qene kurre vetja, une, karriera ime, karrigia ime; POOOOO, KA QENE PUNA IME SI SHERBIM NDAJ NJEREZVE, PER VITE ME RRADHE FSHATI, BUJQESIA, POPULLI I FSHATIT E BUJQESISE, PUNA E TYRE, PRODHIMI I TYRE, EKONOMIA E TYRE DHE EKONOMIA E VENDIT KU AJO ESHTE PJESE JETIKE!
Urdheroni e degjoni;
KY ESHTE TERBIMI IM DHE ARSYEJA E TIJ!
Mbi te gjitha kur me genjejne!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.
View this post on Instagram