Pasi kanë kapur mat disa nga eksponentët e Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka qenë “viktima” e radhës e protestuesve.
Sapo e kanë parë në kafene, disa protestues kanë thirrur njëzëri “burg, burg”.
E ndërsa Çuçi vendosi t’i injoronte, bashkëshortja e tij, Delina Fico, ka humbur durimin dhe ka tentuar të qëllojë me lugë dhe shishe uji në drejtim të protestuesve.
Ka qenë vetë deputeti socialist, ai që ka tentuar të qetësonte bashkëshorten e tij. Siç shihet dhe nga pamjet në videon e mëposhtme, zonja Fico ka qenë tejet e tensionuar duke replikuar me protestuesit, ndërsa në tavolinë ka qenë dhe një person i afërt i tyre.
Sot ishte dita e 117 e protestës, ndërsa revolta e qytetarëve mbetet e lartë, sidomos pas skandaleve të njëpasnjëshme të fundit të qeverisë.