Një grup vajzash përpiqet të pengojë policinë të shkojë drejt protestës (VIDEO)

15 October 2026, 11:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një grup vajzash përpiqet të pengojë policinë të

Një grup vajzash mundohen të pengojnë lëvizjen e policisë pranë Galerisë së Arteve. “Hiqni kapelet”, dëgjohen t’u thonë ato policisë. Në krye të tyre qëndrojnë aktivistët e njohur të ‘flamingove’, përfshirë Arvina Lleshin.

Momentalisht janë vendosur Ministria e Infrastrukturës dhe Bashkia e Tiranës dhe po u bashkohen qytetarë e të rinj të tjerë. Policia është përpjekur t’i shpërndajë protestuesit me spray me piper në momentin kur hedhin gurë. Pranë është një autobot që hedh ujë ose gaz lotsjellës.

Në hyrje të institucioneve janë marrë masa për të mos pasur depërtime të protestuesve.


Video