Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë vranësira të dendura, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim, duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat Veriore-Veriperëndimore, si edhe shira të dobët e lokalë në pjesën tjetër të territorit. Nuk përjashtohen edhe stuhitë e forta të erës.
Sipas MeteoAlb, orët e pasdites dhe në vijim do të mbeten me vranësira dhe shira në të gjithë territorin, por me intensitet të ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C, temperatura më e ulët e shënuar në Pukë, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 21°C, përkatësisht në qarqet Elbasan dhe Fier.
Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h, nga drejtimi kryesisht jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.