Zeni në krizë ekonomike? Armina ankohet: S’bëj dot pushime këtë vit në vendet ku kam qenë, çmimet janë 3-fish

6 July 2022, 22:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zeni në krizë ekonomike? Armina ankohet: S’bëj dot pushime
Armina Mevlani

Shtrenjtimi i kostove të jetesës këtë vit, duket se nuk ka ndikuar vetëm tek shtresat e ulëta apo te mesme, por edhe te një familje e pasur si ajo e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit.

Moderatorja Armina Mevlani, në studion e “Gaca dhe Gra” teksa po diskutohej për shtrenjtimin e pushimeve këtë verë, tha se edhe ajo e ka ndjerë krizën.

Mevlani tha se tek vendet që ka shkuar në vitet e tjera me pushime, këtë vit nuk mund t’i frekuentojë, pasi çmimet janë tre-fishuar.

“Ja unë përshembull te vendet që kam shkuar gjithmonë, nuk shkoj dot, janë shtrenjtuar me tre-fish çmimet”, tha Armina në “Goca dhe Gra”.



 


Video