"Zemra ime...", Romeo e përmendi në "Big Brother", Bora reagon në rrjete sociale (FOTO)

21 May 2024, 17:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

"Zemra ime...", Romeo e përmendi në "Big Brother",
Big Brother Vip

 

Ditën e djeshme Romeo i ka treguar Heidit se kur ka qenë i vogël u ka kërkuar prindërve të kishte edhe një motër, për shkak se ka vetëm dy vëllezër, binjakun e tij Donaldin dhe vëllain e vogël Marion.

Ai u shpreh se këtë dëshirë ia ka plotësuar Donaldi, pasi partnerja e tij, moderatorja Bora Zemani nuk është vetëm një kunatë për Romeon, por e konsideron atë motër.

"Shpresoj ta ketë mbaruar edhe Bora emisionin. Marrim Borën dhe Donin dhe ikim. Bëhemi një grupë i lezetshëm. Kam përshtypjen që do shkosh shumë mirë me Borën se është “funny”, super gocë. Unë e kam motër. Gjithë kohës i jam lutur mamit dhe babit të më bëjnë një motër, Doni më solli Borën në shtëpi pastaj. Realisht unë më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin", u shpreh Romeo.

Këtë moment Bora e ka postuar në Instastory duke shkruar "Zemra ime sa më ka marr malli. Mezi pres të të përqafoj".

"Zemra ime...", Romeo e përmendi në "Big Brother",
Postimi i Bora Zemanit

Video