Lamine Yamal është padyshim një prej futbollistëve më në zë të momentit.
Në moshën vetëm 17 vjeçare ai fitoi trofeun e dytë më të rëndësishëm në botë, atë të Kupës së Europës. Ai luan me Barcelonën dhe parashikohet të jetë një prej yjeve të ardhshëm të futbollit.
Megjithatë, mesa duket jo gjithçka shkon mirë për Yamal, të cilin raportohet se e ka braktisur e dashura e tij.
Edhe pse një multimilarder me të ardhme të ndritur, Alex Padilla e ka braktisur Yamalin për një djalë të thjeshtë, siç raportohet në mediat sociale.
Ajo ka hyrë live në "Tik-Tok" ditën e djeshme, dhe është parë në prehrin e atij që mendohet se është i dashuri i saj i ri.
Megjithëse ndarja e tyre është e pakonfirmuar, fansat kanë vënë re edhe faktin se Yamal dhe Alex i kanë bërë "unfollow" njëri-tjertit në rrjetet sociale.