Marrëdhënia e Wanda Nara dhe Mauro Icardi shndërrohet në një telenovelë të vërtetë.
Thuajse çdo ditë ka një episod të ri, me çiftin që herë shihen të distancuar dhe herë shumë afër njëri-tjetrit.
Pas ndarjes në verën e këtij viti, ata u panë sërish bashkë në Argjentinë.
Lajmi për një takim mes Wandës dhe Mauros ringjallë shpresat e atyre që do të donin një fund të lumtur për të dy.
Pas ndarjes, dyshja nuk u panë më bashkë, ndonëse marrëdhëniet ruhet për shkak të fëmijëve.
Çifti i bashkuar në jetë dhe punë, pasi Wanda është aktualisht menaxhere e futbollistit të Gallatasaraj janë të njohur për krisjet e marrëdhënies.
Gjithçka nisi në vitin 2021, pas një zbulimi të një tradhtie të shkaktuar nga Icardi.
Marrëdhënia e Narës dhe Icardit shkaktoi një bujë të madhe në botën e futbollit.
Çifti u martua në vitin 2014, por marrëdhënia e tyre u turbullua nga polemika për shkak të martesës së mëparshme të Narës me Maxi Lopez, i cili kishte qenë shoku i skuadrës së Icardit.
Pas divorcit nga Lopez, Nara filloi shpejt lidhjen e saj me Icardin, gjë që ndezi debate dhe diskutime të mëdha në komunitetin e futbollit. Gjatë gjithë martesës së tyre, Nara dhe Icardi e gjetën shpesh veten në qendër të vëmendjes.
Marrëdhënia e tyre tërhoqi vëmendjen si në Argjentinë ashtu edhe në Europë. Sidoqoftë, martesa e tyre nuk ishte aspak e qetë, dhe ata përfundimisht vendosën të divorcoheshin në vitin 2023.