VIDEO+18/ Seks në TELEVIZIONIN spanjoll, skandal i ri në SPEKTAKLIN "Ishulli i Tundimit"!

2 Dhjetor 2025, 10:45Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Claudia Martinez/ Gerard Moreno

Versioni spanjoll i "Ishullin e Tundimit" ka prodhuar një skandal të ri seksual.

Konkurrentja Claudia Martinez, e cila ishte e fejuar me Gilbert në shfaqje, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuala me konkurrentin, Gerard Moreno.

Dyshohet se të dy shkuan shumë larg, madje duke kryer marrëdhënie seksuale në sy të kamerave.

Pamjet tregojnë çiftin në dy skena të ndara: njërën në pishinë, tjetrën në dhomën e gjumit.


Videoja, e cila zgjat afërsisht 12 minuta, iu shfaq e plotë dhe pa censurë të dashurit të saj, Gilbert, gjatë zjarrit të madh në plazh.

Kur ai zbuloi lidhjen, i tronditur nga imazhet, doli nga zjarri në përpjekje për të hyrë në vilën e të dashurave.

Megjithatë, ai u ndalua nga ekipi i prodhimit, por u përball menjëherë me partneren e tij, Claudia.

Kjo nuk është hera e parë që emisioni në Spanjë ka qenë në qendër të polemikave./TgCom24


Video