E pazakontë në Francë/ Vidhen 450 kg kërmij me vlerë 100 mijë dollarë, ishin të destinuara për festat e fundvitit

1 Dhjetor 2025, 21:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Franca po merr vëmendje botërore për grabitjet e pazakonta. Këtë herë bëhet fjalë për rreth 450 kg kërmij, me vlerë rreth 100 mijë dollarë, që u vodhën nga një fermë në rajonin e Champagne në Francë.

Sipas mediave vendase, hajdutët hynë me forcë, duke shkuar drejt e në zonat e magazinimit dhe duke zbrazur pothuajse plotësisht dhomat frigoriferike.

Prodhuesi Jean-Mathieu Dauvergne tha se kërmijtë që u morën nga L’Escargot Des Grands Crus ishin të freskët dhe të ngrirë.

Në një postim të fermës shkruhet.

“Ky nuk ishte lloji i postimit që menduam të shkruanim ndërsa afrohen festat. Javët e ardhshme janë të rëndësishme për ne, kështu që po, kjo është një tronditje, një goditje e vërtetë për të gjithë”.

Shumica e kërmijve ishin të destinuar për dërgesa të Krishtlindjeve në restorante me yje Michelin.

“Ata hynë brenda dhe e gjetën veten përpara rafteve plot me kërmij: në kavanoza, të freskët, të ngrirë”, tha pronari Jean-Mathieu Dauvergne.

Një pjesë e stokut të vjedhur nuk ishte përpunuar ende, pasi guaskat nuk ishin pastruar.

Dëmi është i madh 


Video