Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pas arritjes në polin jugor të hënës janë publikuar dhe pamjet e para në një video të postuar në Twitter.
Anija kozmike Chandrayaan-3 arriti të ulej në Polin Jugor të Hënës, me roverin duke eksploruar një zonë ku asnjë mjet tjetër nuk ka arritur deri më tani, raportojnë mediat e huaja.
Pas arritjes në polin jugor të Hënës janë publikuar dhe pamjet e para në një video të postuar në Twitter nga ISRO, ku mund të shihet anija duke prekur sipërfaqen e Hënës për herë të parë dhe duke u larguar nga fusha e shikimit të tokës.
Kjo ishte përpjekja e dytë e Indisë për të dërguar anijen e saj kozmike në Hënë dhe ulja e suksesshme erdhi më pak se një javë pasi dështoi misioni rus Luna-25.