Video: Pas Chris Rock, një tjetër komedian sulmohet në skenë

4 May 2022, 11:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video: Pas Chris Rock, një tjetër komedian sulmohet në skenë
Objekti i sulmit ishte komediani Dave Chappelle

Disa javë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, ku aktori Will Smith qëlloi me shuplakë Chris Rock për shkak të një shakaje, një tjetër incident i rëndë u shënua në një skenë.

Kësaj here, objekt i sulmit ishte komediani Dave Chappelle, i cili gjithashtu po performonte shakatë e tij në një event në Los Angeles.

Një fans arriti t’i shmangej sigurisë dhe u lëshua me furi ndaj aktorit për shkak se ai po vinte në lojë transeksualët, por më pas ai u neutralizua dhe ka të dhëna se u rrah nga të pranishmit për veprimin e tij.

Por Chappelle nuk e vuri ujin në zjarr duke vijuar sërish me pjesën e tij të komedisë.


Video