Një lojë e re për banorët e shtëpisë së Big Brother Albania Vip 3.
Zarfi i bardhë i ka kërkuar banorëve të shohin disa nga skenat e filmave më të njohur shqiptarë, dhe t'i interpretojnë më pas sipas "versionit të tyre në kushtet e shtëpisë".
Kjo lojë fillimisht i ka gëzuar banorët, por duket se e kanë marrë seriozisht kur mësuan se nga interpretimi do të varet buxheti i javës së ardhshme.
"Digitalb sot ka sjellë për ju një lojë. me rënien e gongut, do të shfaqen disa nga skenat e filmave më të njohur shqiptarë. Ju duhet t'i interpretoni secilën prej skenave në kushtet e shtëpisë dhe t'i risillni në mënyrën tuaj. Keni kohë deri nesër për bërjen e provave. Vëllai i madh do të shohë përkushtimin tuaj, dhe do të vendosë për buxhetin e javës së ardhshme", thuhet në zarf.
View this post on Instagram