
Ish-miss Kosova, Zana Berisha, është përfshirë në një sërë skandalesh vijon të jetë nën hetim në vendin e saj.
Kjo ka ndodhur për shkak të shantazheve që 29-vjeçarja i ka bërë ish-partnerëve të saj, me qëllim zhvaten dhe përfitimin.
Mediat në Kosovë shkruajnë se ajo ka ushtruar presione të ndryshme ndaj disa biznesmenëve.
Fillimisht e reja ka krijuar lidhje intime gjatë se cilave iu ka zhvatur shuma të konsiderueshme parash.
Viktima të këtyre shantazheve kanë qenë bisnesmenë shqiptar dhe një gazetar, me të cilët dyshohet kishte lidhje jashtëmartesore.
“Merret vesh edhe për një lidhje të Zana Berishës me një gazetar nga Shqipëria, lidhje kjo që po zgjat më tepër se një vit, janë ende të pandarë dhe e stërmbushur me skandale, e që po mbahet për interesa personale të Zana Berishës”, bën të ditur njëra prej ish-shoqeve të Zana Berishës.
Ekzistojnë dyshime se të gjitha kërcënimet dhe shantazhet që Zana Berisha i bën në bashkëpunim, pasi ka mbështetje nga një rreth i ngushtë personash, ndërsa personi kryesor mund të jetë në një marrëdhënie me të.