Video: Moderatori i njohur bie nga kali në nisje të emisionit

26 June 2023, 17:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video: Moderatori i njohur bie nga kali në nisje të emisionit
Moderatori bie nga kali

“Pushime On Top” nis sot sezonin e ri dhe moderatori Eni Shehu u përball me vështirësinë e parë.

Teksa xhironte bashkë me Lei Krajën në zonën e Shelegurit, Eni u përfshi në një incident.

Ai po vraponte me kalë dhe në një moment ky i fundit është trembur nga droni, ka devijuar dhe Eni nuk ka mundur ta kontrollojë. Për rrjedhojë është rrëzuar, ndërsa skena është kapur edhe nga kamerat.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime të rënda dhe fati ka qenë me të në atë moment, duhet thënë, tepër delikat. 


Video