Video me bikini që hedh dyshimet për jetën e Heidit në Itali, ja si qëndron e vërteta (FOTO)

11 May 2024, 16:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video me bikini që hedh dyshimet për jetën e Heidit në
Heidi Baçi

Prej pak ditësh, në rrjetet sociale po qarkullon një video e Heidi Baçit, e cila shfaqet duke sfiluar me bikini.

Video qartësisht është hedhur me tendencë, për të aluduar mbi jetën në Itali të banores së Big Brother Vip 3, duke shkaktuar edhe një lumë komentesh ofenduese.

Por e vërteta është në fakt krejt ndryshe, nga sa mundohet të paraqitet. Heidi në atë video nuk ndodhet në klub nate, në fakt edhe vetë video është postuar prej Heidit në vitin 2017 në Instagram.

Aty ajo ka qenë pjesë e një sfilate mode të brandit të rroba banjove “Mirtylla Milano” të organizuar në “Just Cavalli”, një prej emrave më prestigjozë në modë.

Hedi ka rrëfyer më herët vetë se është marrë me modeling që në moshën 19-20 vjeçe.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, ajo ka treguar edhe për setet fotografike që ka realizuar. Madje, Heidi u shpreh se fotot e saj me bikini kanë qenë në revistë, teksa babai i saj i kishte parë fare rastësisht. Qëkur u bë pjesë e “Grande Fratello”, ajo u shpreh se televizioni ishte ëndrra e saj. Në klipin prezantues, madje Heidi, përshkruhej edhe si vajza që kishte marrë pjesë në “Miss Italia”.

 



Video