VIDEO/ Çfarë ndodhi? Spektakël me parashuta mbi shtëpinë e Big Brother Vip

4 May 2023, 13:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Çfarë ndodhi? Spektakël me parashuta mbi
Pamjet

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga finalja e madhe e Big Brother Vip, një spektakël i vërtetë me parashuta është regjistruar paraditen e kësaj të enjte mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Disa parashuta kanë fluturuar për disa minuta mbi shtëpinë e BBV-së, teksa mbanin dhe fotot me emrat e finalistëve, Luizin, Efin, Dean dhe Kristin.

Teksa banorët po qëndronin në oborr, ku Luizi po notonte në pishinë, Efi po qëndronte përballë tij dhe Kristi dhe Dean ishin në pjesën e verandës, ata vunë re parashtutat, që mbanin emin e se cilit.

Njëra prej parashutave kishte flamurin shqiptar. Pasi banorët panë parashutat, ata nisën të brohorisnin emrin e Xhonatanit, ish-banorit të Big Brother, i cili në klipin prezantues, tha se ishte pilot. Madje edhe brenda shtëpisë, shpesh herë ka folur për eksperiencat e tij.

Reality show “Big Brother VIP 2” finalizohet këtë të shtunë me natën finale, që premton shumë surpriza dhe emocion. Në garë për çmimin e madh janë Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot dhe Efi Dhedhes.


Video