Këngëtarja e njohur Shakira, është bërë protagoniste e një skene të sikletshme, teksa ishte duke performuar në skenë në Miami.
Një pjesë e fansave po tentonin që të bënin video, pjesëve të saj intime, gjë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të këngëtares, dhe më pas solli largimin e saj nga skena.
Siç shihet edhe në videot që janë bërë virale, Shakira u ngjit në skenë në LIV Miami dhe filloi të kërcente në mënyrën e saj unike me këngën e saj të re të titulluar Soltera.
Shakira leaves the stage after people were filming under her dress whilst she was dancing to her new single. People are GROSS. pic.twitter.com/AxlBw6yFZL
— FEIM (@FeimM_) September 15, 2024
Mirëpo, në një moment këngëtarja nga Kolumbia kuptoi se disa nga shikuesit e rreshtit të parë po përpiqeshin të regjistronin me celular se çfarë kishte veshur nën fustan.
@shakira ???? pic.twitter.com/TbmdgwVI8c
— ADALBERTO LLINAS ®? (@AdalbertoLlinas) September 15, 2024
Në fillim Shakira u bëri një tundje me kokë refuzuese për t'i bërë të ditur se ajo që po bënin ishte e gabuar dhe më pas u largua nga skena e mërzitur.