Fifi, emri i vërtetë i të cilës është Filloreta Raçi, duket se do ta shoqërojë kudo, një nga momentet më tronditëse gjatë realityshow-t Big Brother Vip, të cilës i ra të fikët gjatë emisionit.
Shumë është folur në rrjet për këtë, komente të shumta negative janë drejtuar në drejtim të artistes, disa deklarata janë bërë nga vetë ajo, dhe sërish ky moment duket se thjesht nuk mund të fshihet nga kujtesa e njerëzve.
Në një koncert të fundit të Fifit ka ndodhur një situatë shumë e shëmtuar, pasi dikush i ka imitur humbjen e ndjenjave teksa ajo po performonte. E prekur Fifi ka ndaluar performancën dhe ka deklaruar se ajo skenë nuk ka qenë e qëllimshme apo e stisur.
“Nuk jam rrëzuar sepse kam dashur. Po rë kisha dashur të rrëzohesha për show kisha bërë tjetër gjë. Nuk jam rrëzuar për show dhe unë po e këndoj këtë këngë për ty”- i tha ajo fansit e më pas nisi të performonte ‘O lulija jonë me limona o, kush na ka inat ju q**** nona o’.