Frances Bean Cobain dhe bashkëshorti i saj, profesionisti i 'skateboard' Riley Hawk, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.
Frances, vajza e këngëtares rock Courtney Love dhe këngëtarit të ndjerë të Nirvana, Kurt Cobain, njoftoi në internet të shtunën se ajo dhe Hawk, djali i skateboardistit të famshëm Tony Hawk, kishin mirëpritur një djalë të quajtur Ronin Walker Cobain Hawk.
Nëna e re 32-vjeçare zbuloi se foshnja kishte lindur më 17 shtator, duke shkruar në internet: “Mirë se erdhe biri më i bukur në botë. Ne të duam më shumë se çdo gjë.”
Në serinë e fotove bardh e zi të shpërndara në internet nga Frances, i porsalinduri shihet duke mbajtur dorën e nënës së tij, ndërsa një tjetër tregon Hawk duke përqafuar djalin e tij. Një foto tjetër tregon foshnjën të mbështjellë me një batanije me sy të mbyllur.
Frances zbuloi për herë të parë romancën e saj me Hawk në vitin 2022, kur u kthye në Instagram pas një pauze njëvjeçare për të ndarë fotot e tij të ulur pranë një peme të Krishtlindjes dhe duke buzëqeshur ndërsa mbante një qen të vogël.
Në atë kohë, fansat e Tony-t dhe Kurt-it përgëzuan lidhjen, ku ndër të tjera, dikush shkruante: “Nëse ata do të kishin një fëmijë, gjyshërit e tyre do të ishin dy nga ikonat më të mëdha të viteve nëntëdhjetë.”
View this post on Instagram