Urimi për ditëlindje, Einxhel dhe Fjoralba dëshmojnë se shoqëria e vërtetë ekziston

25 June 2022, 23:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Urimi për ditëlindje, Einxhel dhe Fjoralba dëshmojnë se
Einxhel dhe Fjoralba

Nuk është sekret fakti që Fjoralba Ponari ka një miqësi shumë të ngushtë me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkirën.

Fjoralba e ka mbështetur atë gjithmonë nga jashtë, kur ishte pjesë e “Big Brother Vip”, dhe e ka suportuar gjithashtu në lidhjen e saj me Dj Dagz.

Sot Fjoralba feston ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte urimi i Einxhel.

“Se sa të vlerësoj dhe të dua besoj e dinë tashmë të gjithë…

Por ajo që ndoshta nuk dinë është se sa vajzë e fortë, inspiruese dhe luftarake je ti!

Zoti të ka falur një shpirt e mendje po aq të bukur sa fytyrën tënde solare. E adhuroj pa masë vullnetin tënd për jetën dhe ëndrrat e tua. Qoftë ky vit një faqe ndër më të bukurat se ato që lamë pas”!

Fjoralba Ponari sot mbush plot 27 vjeç. Ajo u bë e njohur në vitin 2016, kur mori pjesë në emisionin “The Voice of Albania”, ku i mahniti të gjithë me zërin e saj. Edhe pse nuk arriti të fitonte, ajo u bë pjesë e ekranit si prezantuese.

Moderatorja e njohur ka humbur nënën e saj pak muaj më parë nga një sëmundje e rëndë. Fjoralba nuk ka treguar detaje të mëtejshme, por e ka kaluar këtë periudhë të vështirë në privatësi me familjarët e saj.


Video