Këngëtarja e njohur shqiptare Eni Koçi feston sot ditëlindjen e saj të 27-të. Mes qindra urimeve që ajo ka marrë nga miq e të afërm, duket se ai i bashkëshortit të saj Genc Prelvukaj është më i veçanti.
Artisti me origjinë nga Mali i Zi shprehet i lumtur që ka në krah një grua me të cilën ka kaluar çdo stuhi, teksa betohet për një dashuri deri “kur vdekja t’i ndajë”.
“Ne ndajmë një jetë bashkë, luftojmë për çdo ëndërr të bukur, flasim përmes dashurisë e besojmë në njeri tjetrin. Kemi thyer secilën stuhi duke venë ndjenjën mbi lakminë, miresinë para krenarisë, e familjen mbi çfarë do tjetër.
Nëse do të kisha mundësinë të kthehem në kohë, nuk do të bëja të njejtën gjë me ty, por do të provoja të bëja më shumë. Urime dita e lindjes tënde, njeri i dashur, aleat e shok i mirë në jetë. Jam i sigurtë që do të dua deri në ditën kur sytë e mi nuk do të hapen më”, shkruan Prelvukaj në urimin e tij në rrjetet sociale.

Prelvukaj dhe Eni Koçi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë disa vite më parë, ndërsa vitin e kaluar erdhi në jetë fëmija e tyre e parë, vajza Adea.
“Sot festoj ditëlindjen më të bukur e më të veçantë. Festoj ditëlindjen time të parë me Adean në krah. Më e plotësuar dhe më e lumtur se kurrë. Vitet kalojnë shpejt dhe njeriu kupton që gjëja më e shtrenjtë në botë dhe që nuk ka çmim, është familja. Happy birthday to me #27”, ka shkruar Eni sot teksa ka shpërndarë disa fotografi të familjes.
