Me debate të shumta është zhvilluar “prime” i Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme. Debate pati jo vetëm mes banorëve, por edhe me opinionistët.
Më konkretisht me treshen e banorëve Kiara-Ronaldo-Efi, por debati i kësaj të fundit me Zhaklinën dewgradoi më shumë. Efi ka ndërhyrë ndaj opinionit të Arbrit dhe Zhaklinës teksa i akuzoi se e kanë personale me të. Efi la të kuptojë se në prapaskenë ka ndodhur diçka mes Efit dhe opinionistëve, por nuk tregoi asnjë detaj për këtë.
Opinionistët e mohuan duke thënë “gënjen, debatet tona i ka parë gjithë Shqipëria”, mirëpo shoqja e Efit ka publikuar së fundmi një bisedë me Efin, ku kjo e fundit i thotë se është zënë keq me Zhaklinën.
“U zura me Zhakun keq. Ua më erdhi në fytyrë duke ulëritur. Do e kisha mbytur në dru”, ka shkruar Efi.
